Tilda Swinton në filmin e ri të Almadovar, është ‘zëri njerëzor’ që na duhej

Tilda Swinton në filmin e ri të Almadovar, është ‘zëri njerëzor’ që na duhej

Ka dal traileri i parë për filmin e shkurtër 30-minutësh të Pedro Almodóvar dhe Tilda Swinton.

Frymëzuar nga drama një aktëshe e Jean Cocteau, “Zëri njerëzor”, filmi është puna e parë e regjisorit në gjuhën angleze dhe zhvillohet brenda një apartamenti me ngjyra të ndezura, ku Swinton, në stilin tipik Almodóvar, pret një ish-të dashur i cili nuk kthehet më.

Almodóvar më parë e përdori këtë tekst si pikënisje për filmin e tij të vitit 1988 Women on the Verge of a Nervous Breakdown, e cila përmban një telefonatë në të cilën një grua përpiqet të bindë partnerin e saj që të mos e lërë atë.

Xhiruar në vetëm nëntë ditë, gjatë muajit korrik të këtij viti në Madrid, filmi u shfaq në Festivalin e Filmit në Venecia, ku mori shumë vlerësime pozitive. Vetëm traileri përmban gjithçka që keni pritur nga një film i Almodóvar: pasioni, emocioni, thyerja e zemrës dhe melodrama. Swinton duket sikur mjellmë me një fustan të Balenciaga (SS20) duke thënë: “Kur të prisja ty, ti gjithmonë ktheheshe, deri para tre ditësh”.

“Ne kemi nevojë të ndjehemi sikur dikush ju kupton plotësisht,” tha më parë drejtori për përzgjedhjen e Swinton. “Në rastin e Tildës, ishte saktësisht se si e ëndërrova atë. Ajo është kaq e hapur, aq inteligjente. Ajo më dha shumë besim me logjikën. Në provat e xhirimeve, ne u kuptuam shumë ”./Insajderi.com