Këngëtarja po e shijon jetën me të dashurin e saj të ri – me të cilin filloi lidhjen në fillim të këtij viti – dhe lajmi i mirë është se edhe familja e saj adhurojnë Keyan Safayari-n.
“Na pëlqen ky djalë. Mendoj se është i mirë. Është shumë i mirë”, tha ajo për “Entertainment Tonight”. “Ky djalë është i veçantë. Është i dashur, kujdeset për mua, kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë”.
“Është sinqerisht një person i mrekullueshëm dhe më bën të lumtur”, shtoi më pas ajo.
Rexha tha se Safayari ka qenë shoqëruesi perfekt gjatë pandemisë së Coronavirus-it.
“Nuk isha e vetmuar gjatë karantinës”, tha ajo. “Kam një burrë të mrekullueshëm tani në jetë. Jam mirënjohëse për të dhe po e shijoj jetën kudo që të më qojë”.
Kjo është romanca e parë publike e Rexhës në vite. Ajo gjithashtu foli me ET se pse kryesisht e mban Safyari jashtë mediave sociale.
“Përderisa nuk kam një unazë në gishtin tim, unë nuk do të të postoj në rrjete sociale, dhe kjo është e vërteta”, tha me shaka këngëtarja.
“Unë kam një marrëdhënie dashuri-urrejtje me mediat sociale”, tha Rexha. “I dua sepse mund të flas me fansat e mi dhe të shoh se çfarë po ndodh me ta, por më pas ju shihni gjëra që nuk doni t’i shihni”. /Insajderi.com
Burimi: People