Rock grupi Queen është kthyer në krye të top listave për herë të parë që nga 1995.
Albumi i koncertit të Queen Live Around The World, fitoi mbi konkurrentin, grupin nga K-pop dhe ish pjesëtaren e Spice Girls, Melani C, shkruna BBC, raporton Insajderi.
Ky albumi është i 10-ti me radhë që është në vendin e parë dhe i pari për Adam Lambert i cili u bashkua me Queen në vitin 2011.
“Numri një – numri im i preferuar”, tha bateristi Roger Taylor. “Është një emocion i këndshëm”.
“Jam shumë i lumtur që njerëzit po e shijojnë kaq shumë këtë album”, shtoi Lambert. “Fakti që ne mund të festojmë muzikën ikonike të Queen kaq shumë vite më vonë, është e pabesueshme.”/Insajderi.com