Reperi Tory Lanez thyen heshtjen pasi është akuzuar për gjuajtje me armë të Megan Thee Stallion

Reperi Tory Lanez thyen heshtjen pasi është akuzuar për gjuajtje me armë të Megan Thee Stallion

Tory Lanez është akuzuar si autori i të shtënave ndaj reperes Meghan Thee Stallion. Ai rrezikon të dënohet me 27 vite burg nëse shpallet fajtor.

Muzikanti 28-vjeçar u akuzua për sulmin me një armë zjarri gjysmë automatike.

Akuza përfshin bartjen e një arme zjarri të palejuar dhe të paregjistruar në automjet dhe për shkaktimin e lëndimeve ndaj Megan Thee Stallion, sipas Zyra e Prokurorit të Qarkut në Los Angeles.

Megan kishte thënë edhe më parë Tory se ishte personi që e qëlloi atë në këmbë në një aheng në Hollywood ku kishin marrë pjesë të dy.

Nëse shpallet fajtor, reperi mund të përballet me një maksimum prej 27 vjet e tetë muaj burg për veprën penale.

Në një tëeet, Lanez tha se “e vërteta do të dalë në dritë”.

“Unë kam gjithmonë besim tek që Zoti do të nxjerr të vërtetën në pah”, vazhdoi ai.

“Dashuri për të gjithë fansat e mi dhe njerëzit që kanë qëndruar besnikë ndaj meje dhe e njohin zemrën time … akuza nuk është gjykimi përfundimtar”./Insajderi.com