Këngëtarja thotë se pandemia ‘po i vjedh vitet e fundit të rinisë’

Këngëtarja thotë se pandemia ‘po i vjedh vitet e fundit të rinisë’

Shtëpia e Stevie Nicks është një oazë krijues ku jetojnë të gjitha instrumentet e saj të preferuara muzikore. Është vendi ku ajo kaloi një vit duke krijuar albumin e saj të vitit 2011 “In Your Dreams” me Dave Stewart dhe Glen Ballard, njofton Insajderi.

Periudha e saj aktuale 10-mujore – numërimi vazhdon – në shtëpi madje e nxiti atë për të regjistruar këngën e re “Show Them the Way”, të premten.

“Është e bukur”, thotë ajo pasi këndoi korin e këngës në fund të një interviste 90-minutëshe, ku Nicks diskutoi me entuziazëm gjithçka, nga admirimi i saj për ikonat dhe miqtë e ndjerë si Tom Petty dhe Prince e deri te shoqëria e saj me Harry Styles dhe Beyoncé.

Lajmi i keq? Nicks është 72-vjeçare dhe nuk dëshiron të jetë e ngujuar në shtëpi sepse do që të këndojnë nëpër turne dhe festivale.

“Kjo pandemi është më shumë sesa thjesht një pandemi për mua. Kjo po vjedh ato që unë i konsideroj vitet e mia të fundit të rinisë”, tha Nicks për Associated Press. “Nuk kam 10 vjet që të rri dhe të pres që kjo gjë të zhduket. Kam vende për të shkuar, këngë për të kënduar, një album tjetër për të bërë. Me çdo ditë që kalon, është sikur të ma heqësh këtë kohë. Kjo mendoj se është gjëja më e vështirë për mua”. /Insajderi.com

Burimi: New York Post