FKA twigs ka përfunduar albumin e ri gjatë karantinës

FKA twigs ka përfunduar albumin e ri gjatë karantinës

FKA twigs ka zbuluar se ajo gjatë karantinës së COVID-19 ka regjistruar një vazhdim të albumit të saj 2019 MAGDALENE.

Duke folur për Grammy Museum për seritë e tyre Programs at Home, twigs tha se ajo “sapo po përfundonte këngën e re” dhe se ajo vazhdoi të punonte në pjesën e mbetur të albumit nën karantinë.

“Tash se unë do të bëj një album, dhe thjesht shkova dhe e bëra atë, “i tha ajo moderatorit të Grammy, Scott Goldman.

Ajo gjithashtu zbuloi se kishte punuar në shumicën e muzikës me El Guincho, i cili ka lansuar muzikë solo me shtëpinë e produksionit të tëigs Young Turks.

“Kam punuar kryesisht me një artist dhe producent të mahnitshëm të quajtur El Guincho, të gjithë bashkëpunimin e kemi bërë me  FaceTime,” tha ajo, megjithëse nuk tregoi ndonjë nga këto bashkëpunime të tjera ose detaje të mëtejshme të projektit ./Insajderi.com

Burimi: Dazed Magazine