Gal Gadot do të luajë Kleopatrën në filmin e ri nga “Paramount”, një zgjedhje kjo që ka nxitur kritika, për faktin se një izraelitë do të luajë mbretëreshën legjendare të Egjiptit, njofton Insajderi.
Në televizion, roli u bë i famshëm së pari nga Elizabeth Taylor nën regjinë e Joseph L. Mankiewicz për filmin epik të vitit 1963, “Cleopatra”.
Skenaristja e filmit të “Paramount”, Laeta Kalogridis, specifikoi në Twitter, se mezi po priste të shkruante historinë e Kleopatrës, “një nga gratë greko-maqedone më të famshme në histori”. Kleopatra ishte me prejardhje maqedone dhe kishte pak – nëse kishte – gjak grek.
Gazetarja, Sameera Khan nuk ishte e bindur për përzgjedhjen e aktores kryesore gjë që e tha hapur në Twitter.
“Kush në Hollywood mendoi se do të ishte një ide e mirë që një izraelite të luante Kleopatrën (sidomos një në pamje shumë të mërzitshme), në vend të aktores së mrekullueshme arabe si Nadine Njeim? Turp të kesh, Gal Gadot. Vendi yt vodhi tokë arabe tani ti po vjedh rolet e tyre”, shkroi ajo në një postim.
Which Hollywood dumbass thought it would be a good idea to cast an Israeli actress as Cleopatra (a very bland looking one) instead of a stunning Arab actress like Nadine Njeim?
And shame on you, Gal Gadot. Your country steals Arab land & you’re stealing their movie roles… smh. https://t.co/GY5tYEcl4K pic.twitter.com/JcrnM1RUQq
— sameera khan (@SameeraKhan) October 11, 2020
“Po sikur të zgjedhin dikë me gjak afrikan! Dikë si Sofia Boutella! Më ka ardhur në maje të hundës, përzgjedhja e aktorëve të bardhë të luajnë faraonë dhe role arabe! Gal Gadot nuk duhet të jetë Kleopatra”, shkruan një përdorues në Twitter.
Të tjerë përdorues të mediave sociale theksuan se Gadot është një aktore e dëshmuar që luajti në filma fitimprurës, kështu që ata e panë si të përshtatshme.
“Do ta them këtë njëherë dhe jo më, Kleopatra ishte greke”, shkroi një tjetër përdorues. “Po, ajo ishte një perandoreshë greke me prejardhje greke dhe siriane. Njerëzit që po mbajnë një qëndrim negativ karshi kësaj, janë të painformuar dhe të paedukuar. Gal Gadot e meriton këtë rol”. /Insajderi.com
Burimi: Usa Today