Selena Gomez është vendosur të prodhojë një thriller të ardhshëm, me temë modën dhe horrorin, që quhet “Dollhouse”. Sipas The Hollywood Reporter, këngëtarja dhe aktorja do të ketë një rol kryesor në këtë film
Gomez do të përfshihet në zhvillimin e Dollhouse për STXfilms përmes kompanisë së saj të prodhimit, July Moon Productions. Nuk dihet kush do të jetë, mirëpo Michael Paisley do të shkruaj skenarin, i cili ka si tematikë skenën e modës në Neë York City.
“Përfshirja e Selena është një drejtim emocionues për këtë projekt. Ajo është jashtëzakonisht e talentuar si yll dhe producente ”, tha Adam Fogelson, kryetari i STXfilms, në një deklaratë.
Vitin e kaluar, Gomez u shfaq në komedinë apokaliptike zombie të Jim Jarmusch The Dead Don’t Die, së bashku me Bill Murray, Adam Driver, Tilda Sëinton dhe Chloë Sevigny. Kohët e fundit, ajo ka luajtur në shfaqjen e saj të gatimit gjatë karantinës, Selena + Chef./Insajderi.com
Burimi: Dazed Magazine