E motra kujton këngëtarin e ndjerë, Ergi Dinin

E motra kujton këngëtarin e ndjerë, Ergi Dinin

Këngëtari, Ergi Dini do të festonte sot ditëlindjen e tij të 26, po të mos humbte jetën në një aksident tragjik në vitin 2016.

Si gjithherë, motra e tij, Barbana Dini e kujtoi me një postim shumë prekës, njofton Insajderi.

“Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë… Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar Barbana, nën një foto të këngëtarit.

Barbana Dini, e cila është këngëtare, vitin e kaluar publikoi bashkëpunimin e lënë përgjysmë me Ergin, që shërbeu si një homazh për vëllain e ndjerë. Kënga mban titullin “Ku je”.

Ergi Dini, fitues i “X Factor”, së bashku me mikun e tij u përfshinë në një aksident me motor në Tiranë, që rezultoi fatal për të dy të rinjtë. Këngëtari ishte 22 vjeçar, ndërsa miku i tij, 21 vjeçar. /Insajderi.com