“Mirëdita, dobar dan” do të mbahet me 22 deri 24 tetor në Beograd

“Mirëdita, dobar dan” do të mbahet me 22 deri 24 tetor në Beograd

Mediat serbe kanë njoftuar se festivali “Mirëdita, dobar dan”, i cili prezenton kulturën dhe skenën shoqërore të Kosovës, do të mbahet nga 22 deri më 24 tetor.

“Me rinisjen e procesit të negociatave në Bruksel dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit është bërë një hap njëmijë miljesh, por marrëveshjet politike dhe ekonomike janë kornizë, ndërsa thelbi është afrimi i shoqërive të Serbisë dhe të Kosovë. Që të njihen, të dëgjojnë njëri për të tjerët, të jenë njëri me të tjerët. T’i thonë njëri tjetrit ‘Mirëdita, dobar dan’ ”, ka deklaruar Ivan Gjuriq, drejtor i programit i Iniciativës së të rinjve për të drejtat e njeriut, që është njëri nga organizatorët e festivalit.

Festivali do të zgjasë 3 ditë dhe pjesë e debatit do të jetë procesi i negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës, anëtarësimi i Kosovës në UNESCO dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

Edhe ky festival për shkak të epidemisë Covid do të mbahet në një format më të vogël dhe duke respektuar masat e caktuara./Insajderi.com