Komedia e re e Netflix “Don’t Look Up” ka mbledhur një super ekip aktorësh

Komedia e re e Netflix “Don’t Look Up” ka mbledhur një super ekip aktorësh

Timothée Chalamet, Ariana Grande, Leonardo DiCaprio dhe Meryl Streep janë bashkuar me kastin për Don’t Look Up, komedinë e ardhshme të Adam McKay në Netflix rreth dy astronomëve të një niveli të ulët në një turne mediatik për të paralajmëruar njerëzimin për një asteroid që po afrohet, i cili mund t’i japë fund jetës në planet.

Nëse kjo nuk është mjaft e mbushur me yje për ju, mos kini frikë, sepse ata gjithashtu do të bashkohen me Jennifer Lawrence, Cate Blanchett dhe Rob Morgan si dhe Jonah Hill, Kid Cudi, Himesh Patel , Matthew Perry, dhe më shumë të tjerë

Leonardo DiCaprio dhe Jennifer Laërence pritet të luajnë dy astronomët, sipas Variety, megjithëse Netflix ende nuk ka siguruar konfirmimin e roleve. Ajo që dimë është se Don’t Look Up aktualisht është planifikuar të fillojë xhirimet para fundit të vitit.

Pas vlerësimit për filmat e tij The Big Short and Vice, Adam McKay në  Don’t Look Up, do të shkruajë skenarin, bëj regjinë dhe do të bashkëprodhojë./Insajderi.com