Saint Laurent ka lansuar një edicion kondomësh me markën e tyre

Saint Laurent ka lansuar një edicion kondomësh me markën e tyre

Nuk është hera e parë që një shtëpi e modës krijon prezervativë me markë. Në vitin 2018, Alexander Wang punoi së bashku me markën Trojan për të promovuar “seks të sigurt” duke përdorur hashtagun #ProtectYourWang.

Kohët e fundit, Vetements konkurroi në krijimtari, duke krijuar ftesa në shfaqjen e saj Pranverë / Verë 2020 në formën e prezervativëve rozë dhe të zi.

Në Instagram, Anthony Vaccarello, drejtori krijues i Saint Laurent, njoftoi fillimin e një sërë prezervativësh të logotipizuar përmes një xhirimi të fushatës së tij të re “The Love Affair”, në të cilën supermodeli David Alexander Flinn, me trupin e tij të mbuluar me tatuazhe, i veshur si Adami, duke qëndruar para Anja Rubik.

Me çmimin prej dy eurosh, prezervativët janë në dispozicion në një variacion modelesh me nënshkrim të shtëpisë së modës (versione zebër, zemre ose ari), dhe mund të i gjeni ekskluzivisht në butikun Saint Laurent Rive Droite./Insajderi.com

Burimi: Vogue Magazine