Aktori mendon që një tjetër epidemi pas Covid do të jetë ajo që do të zhduk njerëzimin

Aktori mendon që një tjetër epidemi pas Covid do të jetë ajo që do të zhduk njerëzimin

Ricky Gervais ka folur në lidhje me frikën e tij se një pandemi tjetër do të jetë ajo që do të zhduk njerëzimin.

Komediani 59-vjeçar, i cili trajtoi temën e vdekjes dhe të pikëllimit në serialin e tij të mirënjohur të Netflix, After Life, ka parashikuar që një tjetër virus, i panjohur, do të jetë fundi i jetës njerëzore.

Pasi shpërthimi i Covid-19 filloi pasi virusi u kalua njerëzve nga lakuriqët e natës, Ricky mendon se një kafshë tjetër do të jetë shkaku i shkatërrimit të njeriut kur pandemia tjetër të përfshijë globin.

Duke folur në një bisedë të drejtpërdrejtë në internet, Ricky tha: “Unë thjesht shpresoj që Covid të qetësohet.

“Unë nuk mendoj se kjo epidemi do t’i japë fund njerëzimit, por besoj që epidemia e ardhshme po.”

Ricky më pas vazhdoi të parashikonte se cila kafshë do të sillte vdekjen e njerëzve.

“Dikush diku do të hajë ndonjë lloj qelbësi dhe prej saj do të lind sëmundja më e keqe ndonjëherë, ku sytë tuaj bien, sepse dikush hëngri këtë kafshë”.

“Pra, kjo do të na vrasë.”

Ai tha se ai kishte frikë se ngrohja globale dhe luftërat civile janë gjithashtu kërcënime të mëdha për njerëzimin.

Pas një thirrje që njerëzit që punojnë në industrinë e argëtimit duhet të kërkojnë të rikualifikohen ndërsa vendi do të futet në një karantinë tjetër, Ricky tha se ai do të bëhej një “pylltar” nëse do të vinte koha./Insajderi.com

Burimi: Mirror