Aktori i ndjerë nuk la testament por mbrojti bashkëshorten e tij

Aktori i ndjerë nuk la testament por mbrojti bashkëshorten e tij

Megjithëse Chadwick Boseman e dinte për vite me radhë se kishte kancer terminal, ne tani e dimë se ai vdiq pa shkruar një testament, por ai bëri një veprim kryesor muaj para vdekjes për të mbrojtur financiarisht gruan e tij, shkruan TMZ, transmeton Insajderi.

E veja e yllit të “Black Panther”, Taylor Simone Ledward, ka paraqitur dokumente të trashëgimisë, të marra nga TMZ, në të cilat ajo kërkon të emërohet administratore e pasurisë së Chadwick. Taylor duhet të paraqesë dokumentet në gjykatën e trashëgimisë, sepse nuk la testament.

Kjo duket e çuditshme duke marrë parasysh që Chadwick ishte diagnostikuar me kancer të zorrës së trashë 4 vjet më parë, dhe e dinte që ishte terminal. Sidoqoftë, kjo gjithashtu e vendos martesën e tij me Taylor, me të cilën thuhet se ishte në lidhje që nga viti 2015, në një dritë të re – dhe këtu është arsyeja pse.

Ata u fejuan në fund të vitit 2019 dhe thuhet se u martuan në vitin 2020. Kjo është e rëndësishme sepse kur një person vdes pa testament dhe pa fëmijë, bashkëshorti i tyre i mbijetuar trashëgon të gjitha pasuritë e pasurisë në trashëgimi.

Sipas dokumenteve, Taylor merr gati 1 milion dollarë në pronë personale dhe asete, por kjo nuk është një pasqyrim i vërtetë i pasurisë dhe suksesit të Chadwick. Me shumë gjasë shumica e pasurive të tij mbahen në truste private të ndara.

Në dokumente, Taylor shënon se Chadwick është ka lënë pas dy prindërit e tij.

Aktori  u diagnostikua me kancer të zorrës së trashë në fazën III në vitin 2016 dhe kaloi në fazën IV ndërsa ai luftoi në heshtje më sëmundjen. Chadwick vdiq në shtëpinë e tij i rrethuar nga gruaja dhe familja e tij. /Insajderi.com