Paçka problemeve me ligjin javëve të fundit, Fjolla Morina po shijon një romancë në jetën e saj, e cila u finalizua kur ajo pranoi propozim për martesë, njofton Insajderi.
Këngëtarja bëri bujë në media rozë, kur ajo tentoi të kalonte pikën kufitare në Morinë me armë zjarri.
Morina shoqërohej nga dy burra, njëri ndër ta edhe biznesmeni Fisnik Syla, ku nga dëshmitë e saj në gjyq, u zbulua se ajo është në lidhje me të, dhe dyshja ishin gati edhe për martesë. Dëshmia e këngëtares nuk u kundërshtua nga ky i fundit.
Në disa postime në llogarinë e saj në Instagram, ajo publikoi një aranzhimin të dhjetëra trëndafilave të kuq dhe trëndafila të bardhë që formonin shkronjën F, dhe aty vërehej edhe një unazë martese.
Në postimin tjetër që publikoi, ajo shihet të ketë vënë unazën ku deklaron se ajo i tha “po”, partnerit që i propozoi.
Morina, e cila aktualisht gjendet nën arrest shtëpiak, nuk zbuloi se kur do të fillojë përgatitjet e dasmeës ose edhe nëse ato kanë nisur. /Insajderi.com