Që nga infektimi me Coronavirus, shëndeti i kantautorit e degjenerua deri në paralizë

Që nga infektimi me Coronavirus, shëndeti i kantautorit e degjenerua deri në paralizë

Kantautori, Christopher Cross, së fundmi reflektoi mbi betejën e tij me COVID-19, muaj më vonë, duke iu referuar si “periudha më e errët e jetës time”, njofton Insajderi.

Në një paraqitje në “CBS Sunday Morning”, ai detajoi simptomat e tij të veçanta të Coronavirus-it. Këngëtari mund të mos ketë marrë veten plotësisht që nga marsi, dhe ndoshta nuk do ta marrë kurrë.

Ai beson se kontraktoi virusin në një koncert gjatë marsit. U shtri në spital nën kujdes intensiv për 10 ditë dhe ishte i sëmurë për më shumë se tre javë. Gjithsesi, disa simptoma vazhduan dhe në prill, ai u diagnostikua me sindromën “Guillan-Barre” – një çrregullim nervor që e la atë pjesërisht të paralizuar. Doktorët i thanë, se kjo i erdhi si pasojë e infektimin me virusin COVID-19.

“Kishte momentin që takohesha me Zotin, teksa kërkoja për pak ndihmë që ta përballoja, ta kaloja këtë gjë”, tha Cross. “Ishin 10 ditët më të këqija të jetës time. Nuk mund të ecja, mezi lëvizja”.

Cross, 69-vjeçar, njihet më së shumti për këngët e tij në vitet 1970-1980, në zhanre të lehta. Ai tha se dëshiron të ndajë historinë e tij, që të theksojë seriozitetin e kësaj pandemie, dhe të ndihmojë të tjerët të përballojnë këtë sfidë.

Sindroma “Guillain-Barre” përkohësisht e vendosi Cross në një karrocë, por trajtimi i tij ka zbehur paralizën me kalimin e kohës. Sot, ai përdor një bastun për të lëvizur dhe shumë funksione motorike janë ende të dëmtuara, por mjekët e tij shpresojnë që ai të kthehet në gjendjen e tij të mëparshme plotësisht – ose të paktën përafërsisht.

“Ecja ime është dëmtuar”, shpjegoi Cross. “Kam probleme me të folurit nganjëherë. Kujtesa është gjithashtu një problem i madh. Neurologjikisht, unë jam paksa i mjegullt”.

Por shumica e njerëzve me “Guillain-Barre” shërohen deri në 90 për qind. Kjo dhe është prognoza e kantautorit. /Insajderi.com

Burimi: Pop Culture