Përdoruesit në Twitter, kaluan pasditën e së dielës, duke bërë shaka “Money Heist Pakistani”, duke shtyrë shumë të besojnë se vërtet një version pakiztanez i serialit të Neftlix, ishte në përgatitje e sipër, njofto Insajderi.
E gjitha filloi, kur aktori Aijaz Aslam njoftoi për lansimin e filmit të tij me titull “50 Crore”. Shumë përdorues u habitën me ngjashmërinë që kishte me serialin spanjoll.
Përderisa Aslam, publikoi vetëm një klip të shkurtër pa shumë detaje sa i përket filmit, hokatarët e Tëitter-it nuk kursyen shakatë që të mbushnin detajet e zbrazëta, për atë që duket se do të jetë filmi.
Ashtu si shfaqja origjinale televizive, 50 Crore shfaqin aktorë të cilëve u janë dhënë emra sipas qyteteve të ndryshme (të Pakistanit në këtë rast, të tilla si Dadu, Bela, Sheikh upura dhe të tjerë).
Në kastën e aktorëve përfshihen Aijaz Aslam si Rahimyar Khan, Omer Shahzad si Duska, Naveed Raza si Lala Musa, Asad Siddiqui si Mirpurkhas, Faryal Mehmood si Chaman, Saboor Aly si Sahiëal, Anoushay Abbasi si Bela, Noman Habib si Sheikupura dhe Zhalay Sarhadi .
Aktorët janë pjesë e një ekipi të udhëhequr nga një shef (si Profesori?) I cili luhet nga Faysal Qureshi.
Sapo këto detaje u bënë të ditura, përdoruesit e internetit nuk mund të mos vunë re ‘ngjashmërinë e çuditshme’ që filmi duket se ka me seritë televizive spanjolle dhe u argëtua me mungesën e origjinalitetit.
“Vë bast që versioni pakistanez i “Money Heist” do të kenë një të diplomuar të papunë si profesor”, shkroi një përdorues.
“Ç’dreqin është kjo? Pakistani po kopjon ‘Money Heist’ në çdo detaj”, shkroi një tjetër.
“Versioni pakistanez i “Money Heist”, nuk ka shanse të funksionojë. Do të ngecin në trafik sapo të dalin nga banka”, bën shaka një përdorues.
“’Money Heist Pakistan’ do ia vlejë ta shikosh nëse pasi të thyejnë bankën e Punjab, do ta kuptojnë që ajo është komplet e zbrazët”, shkruan tjetri. /Insajderi.com
Burimi: Geo TV