Keanu Reeves do të bëj narracionin e video-lojës Cyberpunk 2077

Keanu Reeves do të bëj narracionin e video-lojës Cyberpunk 2077

Vitin e kaluar, ne pamë të parë Keanu Reeves si një personazh në video-lojën Cyberpunk 2077. Tani, nuk ju duhet të prisni shumë për të luajtur këtë lojë e cila do të lansohet më 19 nëntor. Por zhvilluesit e CD Projekt Red na kanë dhënë një dozë tjetër të Keanu si një mercenar të shkëlqyeshëm.

Këtë herë, Keanu nuk po luan rol në lojën Cyberpunk 2077, por rrëfen veprimin në një ‘teaser’ të ri për lojën. “Pse vini këtu?” ai pyet mbi klipet e automjeteve, modifikimet trupore kibernetike dhe përplasjet në mbarë qytetin. “Për qejf? Për pushtet? Po kërkoni një goditje në sistem? Po. ”

“Sepse para se të vendosin një plumb në ty, do ta bësh të digjet i gjithë ky qytet”, shton ai, përderisa në prapvijë dëgjohet “Bad Guy” i Billie Eilish.

Në lojë vetë, Keanu është vendosur të banojë në një metropol të pushtuar nga të jashtëligjshëm dhe mercenarë në një të ardhme të afërt distopike. Karakteri i tij në lojë do të shoqërohet nga Grimes./Insajderi.com

Burimi: Dazed Magazine