Familja Ora kujtojnë familjarin e ndjerë, regjisorin Besim Sahatçiu

Familja Ora kujtojnë familjarin e ndjerë, regjisorin Besim Sahatçiu

Teksa e gjithë familja e Rita Orës dje, po festonin ditëlindjen e vajzës së madhe, Elenës, kjo rastisë të jetë edhe data që gjyshi i tyre, një regjisor prominent, Besim Sahatçiu u nda nga jeta në vitin 2005, njofton Insajderi.

Babai i Ritës, djali i regjisorit e kujtoi atë me një postim në Instagram, duke ndarë disa foto të papublikuara më parë të të atit.

“Babai im i ndjerë, Besim Sahatçiu”, shkruan Besnik Ora në postim.

Edhe nëna e këngëtares me famë botërore, Vera Ora, ndau një postim në nder të vjehrrit të saj.

Në foton e shkrepur në vitin 1996, në fotografi shihen Rita dhe Elena vajza të vogla me gjyshërit e tyre, Besimin dhe Besën.

No description available.

Si çdoherë, as ky përvjetor nuk shkoi pa u shënuar edhe nga Rita Ora, e cila po ashtu ndau një postim në Instagram. Teksa pjesën më të madhe të postimeve i kishte rezervuar për ditëlindjen e motrës së saj, ajo ndau një fotografi të gjyshit në elementin e tij si regjisor.

“Po ashtu, sot është edhe përvjetori i vdekjes së gjyshit tim. Na mungon çdo ditë. Gjyshi të dua shumë”, shkruan ajo.

No description available.

Besim Sahatçiu ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit, njofton Insajderi.

Pasi mbaroi gjimnazin në Pejë, Sahatçiu studioi letërsi në Universitetin e Beogradit. Pas ndërprerjes së studimeve për shkak të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ai punoi si përkthyes për disa vjet. Më pas, ai studioi teatrin në Akademinë e Artit Dramatik në Zagreb, Kroaci dhe mbrojti tezën e tij me vënien në skenë të dramës satirike të Gogol, Inspektori i Qeverisë, në Teatrin Provincial Popullor në Prishtinë. Ai ndërroi jetë në vitin 2005.

Sahatçiu drejtoi dhjetëra filma, seriale televizive dhe shfaqje gjatë gjithë karrierës së tij. Si drejtor skenik, ai punoi në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ishte një regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.

“Era dhe lisi” ishte njëri nga super-filmat shqiptar i prodhuar nga Kosovafilmi në vitin 1979 me regji të Besim Sahatçiut. Ndërsa në rolet kryesore ishin dy nga aktorët e mirënjohur, Faruk Begolli dhe Abdurrahman Shala.

Filmi i tij “117” morri çmimin kryesor në Festivalin e Dokumentarit në Beograd në vitin 1978. /Insajderi.com