Ditë pasi ‘ngacmoi’ fansat një album të ri në mediat sociale, Paul McCartney ka njoftuar se do të lansojë “McCartney III”, me 11 dhjetor përmes Capitol Records, njofton Insajderi.
Një vazhdim i debutimit të tij solo në vitin 1970, albumi i ri shfaq muzikantin i cili që luan të gjitha instrumentet; ai shkroi dhe regjistroi çdo këngë.
“McCartney III” u regjistrua në fillim të këtij viti në Sussex, Angli.
“Gjatë bllokimit po qëndroja në fermën time me familje dhe shkoja në studion time çdo ditë”, tha McCartney në një deklaratë. “Po punoja në muzikë të një filmi dhe kjo u shndërrua në pistën hapëse. Dhe pastaj kur u bë, mendova, ‘Çfarë do të bëj më tej?’. Kisha disa gjëra që kam punuar gjatë viteve, por që gjithnjë mbeteshin në gjysmë. Kështu që fillova të mendoj për ato që kisha”.
Ndërsa fotot për dy albumet e para solo u shkrepën nga gruaja e ndjerë e McCartney Linda, fotot për “McCartney III” u bënë nga vajza e tij Mary, si dhe nipi i tij Sonny. Do të përfshihen edhe fotografi që artisti ka shkrepur me telefonin e tij.
Përveç formatit dixhital dhe CD-së, “McCartney III” do të shtypet në vinil në mënyra të ndryshme. “Third Man Records” do të lansojë standardin 180 gram, vinil të kuq – i kufizuar në 3,000 kopje të numëruara me dorë – dhe një botim “333” të kufizuar në 333 kopje dhe të shtypur në vinil të verdhë të bëra nga 33 kopje të ricikluara vinili të albumeve paraprake. /Insajderi.com
Burimi: The Rolling Stones