Në burime të “Panorama Plus”, Insajderi pati raportuar për shtatzëninë e Elia Zaharias me Princin Leka, javë më parë.
Ditën e sotme “ABC Neës”, raportoi se një foshnjë vajzë ka bërë prindër çiftin mbretëror, njofton Insajderi.
Çifti kanë zgjedhur që vogëlushen ta quajnë me emrin Geraldina, duke trashëguar kështu emrin e mbretëreshës. Por një rastësi, e bëri këtë emërim akoma më të veçantë për familjen dhe vogëlushen.
Sot (me datë 22 tetor), 18 vjet më parë Mbretëresha Geraldine e Shqipërisë ishte ndarë nga jeta, kurse sot erdhi në jetë një princeshë. Sipas ABC News, nëna dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë.
Prindërit e rinj nuk kanë ende nuk kanë dalë me një deklaratë publike, për të njoftuar ardhje në jetë të foshnjës.
Princi Leka dhe Elia Zaharia u martuan 8 tetor 2016 në Tiranë. Ceremonia ishte një ceremoni gjysmë zyrtare, e mbajtur në Tiranë në Pallatin Mbretëror, me shumë të ftuar, përfshirë anëtarë të familjeve të tjera fisnike dhe mbretërore.
Ngjarja ishte një martesë civile e drejtuar nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një bekim u dha nga pesë udhëheqësit fetarë të Shqipërisë që përfaqësojnë besimet e Islamit Suni, Bektashi dhe konfesionet e krishtera të Ortodoksëve, Katolikëve dhe Protestantëve. Kjo traditë e familjes mbretërore shqiptare është pjesë e traditës së tolerancës fetare në Shqipëri. /Insajderi.com