Sot në 18 vjetorin e vdekjes së mbretëreshës Geraldine, familja mbretërore shqiptare u bekua më një princeshë.
Elia Zaharia dhe princ Leka u bënë prindër për herë të parë, dhe vendosën të trashëgojnë emrin e mbretëreshës së ndjerë, dhe princesha e vogël quhet Geraldina.
Gjatë ditës së sotme, familja mbretërore e ka konfirmuar zyrtarisht lajmin, duke bërë me dije se vogëlushja ardhur në jetë mëngjesin e sotëm dhe si nëna ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimin zyrtar e ka shpërndarë edhe Princi Leka në rrjetet sociale, njofton Insajderi.
“Njoftim Zyrtar
Familja Mbretërore Shqiptare është e lumtur të bashkëndajë lajmin e lindjes së Lartësisë së Saj Mbretërore Princeshës Geraldinë që u erdhi në jetë Lartësive të Tyre Mbretërore Princit Leka të Shqiptarëve dhe Princeshës Elia, ditën e enjte, 22 tetor 2020, ora 09:30.
Princesha Elia lindi pa vështirësi në spitalin obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Si nëna ashtu edhe bebi gëzojnë shëndet të plotë, falë edhe kujdesit të lavdërueshëm të personelit mjekësor”, shkruhet në postim. /Insajderi.com