Para vetëm katër muajsh, moderatorja u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, këngëtari, Elgit Doda u bënë prindër të një vogëlushi që i lanë emrin Krid, njofton Insajderi.
Shpeshherë në rrjetet e saj sociale, ndanë këshilla që ka marrë, përvojën e saj si nënë e re dhe momente të ëmbla familjare.
Por, vendimi i saj ishte që të mos shkëputej nga puna tërësisht, dhe kështu ka përfunduar duke nxituar gjithë ditën për të përmbushur detyrat e saj si një nënë dhe profesioniste.
Ajo madje ndihet tejet mirënjohëse, për mënyrën se si shumë gjëra në jetën tonë janë më të thjeshtësuara.
“Keto kohe jam gjithe kohes me “vrap”. Vrap te puna, vrap te trajtimet, vrap per ne shtepi, vrap andej e vrap kendej se kryesori eshte mreti im! Dhe si mommy in action qe jam sterilizuesin e kam gjithe kohen me vete dhe e vendos tek usb e makines kur Krid i bie nga goja çuçu duke e shpelare fillimisht me ujin e tij. Fale Zotit qe jetojme ne kete kohe ku gjerat na thjeshtohen kaq shume”, shkruan ajo nën një foto të shkrepur në makinën e saj.
E këtu ndalemi një moment vlerësimi për të gjitha gratë nëna që alternojnë suksesshëm mes profesionit, shtëpisë dhe familjes – jeni të mrekullueshme! /Insajderi.com