Aktorja e famshme ka shpëtuar peshkun e saj të artë përmes frymëmarrjes gojë më gojë

Aktorja e famshme ka shpëtuar peshkun e saj të artë përmes frymëmarrjes gojë më gojë

Dame Judi Dench ka zbuluar se dikur i shpëtoi jetën peshkut të saj të artë duke i dhënë frymëmarrje gojë më gojë.

Aktorja 85-vjeçare, zbuloi se ajo vërtetë arriti të rikthejë në jetë peshkun e saj të përkëdhelur, i cili vazhdoi të jetojë për një kohë më të gjatë.

Duke folur për kalvarin e çuditshëm me Chris Evans në podcastin e tij How To Wow, ylli i James Bond shpjegoi se incidenti i pazakontë ndodhi shumë vite më parë.

Për fat të keq, peshku i saj i artë ka vdekur kohët e fundit,por ai kishte një jetë të gjatë falë aktores fituese të çmimeve të shumta.

Judi shpjegoi gjatë podcastit: “Peshku im i artë vdiq para pak kohe. Unë një herë ia dhashë puthjen e jetës”.

Përveç pranimit të pazakontë në lidhje me peshkun e saj të dashur, Judi gjithashtu u hap në intervistë për punën në filmat 007.

Në një moment, Judi zbuloi se ishte ankuar tek producentja Barbara Broccoli për karakterin e saj që nuk ishte në gjendje të udhëtonte aq shumë sa James Bond.

“Ishte thjesht e mrekullueshme por unë isha mbajtur në atë zyrë gjatë gjithë kohës dhe u ankova te Barbara Broccoli dhe i thashë: ‘Të gjithë shkojnë në vende magjepsëse dhe unë jam në atë zyrë gjatë gjithë kohës’,” kujtoi Judi./Insajderi.com/Insajderi.com

Burimi: Mirror