Jay Z po lanson linjën e tij të kanabisit

Jay Z po lanson linjën e tij të kanabisit

Ka pak gjëra që sipërmarrësi dhe fituesi i çmimeve Grammy, Jay Z nuk ka futur duart.

Nga themelues i platformave të transmetimit, ekzekutiv muzikor e shkrimtar, ai ka nisur linjë kanabisi të quajtur “Monogram Friday”. Është një partneritet me kompaninë e kanabisit “Caliva” në Kaliforni, shkruan CNN, transmeton Insajderi.

Uebfaqja paraqet disa shkrepje artistike të kanabaisit, por nuk jep asnjë informacion se çfarë do të ofrojë ose datën e lansimit.

Konsumatorët e mundshëm mund të kontrollojnë sajtin për të qenë “të parët në radhë për lansimin”.

“Monogram shënon një kapitull të ri në kanabis të përcaktuar nga dinjiteti, kujdesi dhe qëndrueshmëria”, shkruhet në faqe. “Është një përpjekje kolektive për t’ju sjellë më të mirën dhe një ndjekje e përulur për të zbuluar se çfarë në të vërtetë do të thotë më e mira”. /Insajderi.com