Rrallë e përmall

Elvana Gjata bëhet e gjallë në Instagram për një dedikim

Elvana Gjata bëhet e gjallë në Instagram për një dedikim

Elvana Gjata është prezente në Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës, por ka kohë që ajo është shkëputur nga rrjetet sociale, me një aktivitet gati se non ekzistent, njofton Insajderi.

Njëjtë mund të thuhet edhe për prurjet e reja muzikore – kënga e saj e fundit ishte para nëntë muajsh, “Me tana”, me të cilën konkurroi në Festivalin e RTSH-së, për Eurovizion.

Por herë pas here ajo shfaqet në Instagram, si për të kujtuar ndjekësit e saj se është ende këtu – dhe së fundmi, shkak që ajo të postonte u bë një dedikim për prindërit e saj.

Këngëtarja po qëndron në Tiranë pranë prindërve të saj, me të cilët doli për një shëtitje në Liqenin Artificial.

Të vëshur në veshje sportive, natyrisht me maska, ishin këto momente që Gjata i vlerëson tej mase.

“Të shtrenjtët e mij…Në këto kohë të vështira qëndroni sa më pranë familjes tuaj dhe gëzohuni me ta…Çdo ditë jamë falenderuese dhe mirënjohëse për ata të dy! Zoti është i madh! [sic]”, shkruan ajo në foton ku shihet me prindërit e saj.

Teksa në shkrepjet e dytë që ka ndarë, në planin e fotografisë është ajo me të atin. /Insajderi.com