Një kukull Barbie në nder të Elton John

Një kukull Barbie në nder të Elton John

Elton John tani ka një kukull Barbie. E ndonëse kukulla nuk do të duket si ai, ajo do të stilohet sipas stilit të këngëtarit, njofton Insajderi.

Kukulla Barbie, një edicion i limituar, e cila u lansua në uebsajtin e “Mattel” tani së fundmi, do të ketë një bluzë me xixa dhe një palë xhinse të gjera, e kompletuar me inicialet e artistit.

Xhaketa shumëngjyrëshe “Elton” ka yje në mëngë dhe shirita të ylberit në tegela. Ajo po ashtu do të ketë edhe një palë çizme me flatformë, një kapelë rozë dhe syzet identifikuese të Elton-it.

Elton John Barbie Doll : Barbie

“Kukulla “Elton John Barbie” është një bashkëpunim i guximshëm që personifikon dy ikona kulturore dhe nderon artistiken dhe muzikalitetin e jashtëzakonshëm të një interpretuesi yjor”, thuhet në përshkrimin e kukullës në faqen e internetit të Mattel.

Kukulla, që shitet me pakicë për 50 dollarë, u lansua për të shënuar 45 vjetorin e performancës dy-ditore të këngëtarit në “Dodgers Stadium” në tetor të vitit 1975.

Në atë kohë, 100,000 të pranishmit e bënë atë koncertin më të madh ndonjëherë për një artist të vetëm. /Insajderi.com

Burimi: CNN