Cardi B prezanton makinën e saj luksoze që ajo ende nuk mund ta ngasë

Cardi B prezanton makinën e saj luksoze që ajo ende nuk mund ta ngasë

Më 11 tetor, reperja Cardi B mbushi 28 vjet, dhe festoi me një mori festash, përfshirë një disa ditore në Las Vegas.

Me atë rast, asaj iu dhurua një makinë tejet lukzose, si një shtesë e re e një koleksioni tashmë të madh makinash, njofton Insajderi.

Shtesa e fundit në koleksionin e saj është një Rolls-Royce Cullinan me porosi, të cilën ajo e mori si dhuratë nga burri i saj Offset, i cili është gjithashtu një reper i suksesshëm, megjithëse pa dyshim jo aq i suksesshëm sa ajo.

Offset i kishte dhuruar makinën jashtë klubit në Las Vegas, kur Cardi po organizonte festën në fillim të këtij muaji, kështu që të gjithë të pranishmit dhe bota në përgjithësi patën mundësinë ta shohin atë.

Disa ditë më vonë, ai zbuloi në mediat e tij sociale se vetëm vendi i makinës për fëmijë, i cili u pa në pjesën e pasme dhe kishte emrin Kulture të gdhendur në mbështetëse, i kushtoi atij 8,000 dollarë.

Çmimi i një Cullinan standard fillon nga 330,000 dollarë, por ai nuk zbuloi sa pagoi për çfarëdo opsionesh personalizimi që ai shtoi për Cardi-n.

Gjatë fundjavës, Cardi e përdori Cullinan si prapavijë për të shkrepur disa foto Instagrami.

Pjesa gazmore është se, me sa duket, Cardi ende nuk mund të ngasë makinën. Videot e postuara më vonë në mediat sociale duket se e konfirmojnë këtë, ku reperja shihet në ulësen e pasme duke bërë lidhje direkte në Instagram, ndërsa dikush tjetër po e shëtiste atë rreth Beverly Hills.

Kur jeni Cardi B, një makinë e mrekullueshme me një çmim prej gati gjysmë milioni dollarë (* vlerësim i përafërt) nuk është shumë si një detaj në fotografitë e saj. /Insajderi.com

Burimi: Auto Evolution