Arif Vladi reagon me mllef ndaj deklaratës së Adelina Ismailit, sipas të cilës ai është paguar për këngën ‘Marshi i UÇK-së’

Arif Vladi reagon me mllef ndaj deklaratës së Adelina Ismailit, sipas të cilës ai është paguar për këngën ‘Marshi i UÇK-së’

Adelina Ismajli është kthyer në vëmendjen e mediave me një emision televiziv të quajtur ‘Tete a Tete me Adelinën’.

Sikur edhe jemi mësuar shpesh, ajo arriti të nxisë debat që në fillimet e këtij emisioni, me saktësisht në intervistën me Fatmir Limaj, me të cilin mes tjerash diskutuan edhe për muzikën dhe ndikimin e saj në masa, njofton Insajderi.

Pasi Adelina e pyet Fatmirin nëse ka dëgjuar ndonjë këngë të mëhershme të saj, Fatmir Limaj përmend këngën “Ushtrinë time do ta bëj me Ibrahim Rugovën”. Në këtë kontekst, ai përmend se si kënga e famshme e Arif Vladit,  ‘Marshi i Uçk-së’ ka inspiruar një numër të madh njerëzish për luftë.

Adelina përgjigjet që “edhe ajo do të inspirohej nëse do të ishte paguar”.

Këngëtari Vladi ka reaguar menjëherë pas kësaj akuze në llogarinë e tij në Facebook, me shumë zemërim, duke e kërcënuar që nëse ajo nuk arrin të provojë akuzën, do të përfundojnë në gjykatë.

‘Ndigjojeni çfarë paska thënë Adelina Ismaili. Unë paskam marrë lek për Marshin e UÇK-së. Bile mund ta këndonte dhe ajo… ti Adelinë as 1000 si ti nuk do mundeni. I them kësaj Adelinës që të publikojë kush më ka paguar, përndryshe do përballemi në gjyq dhe ky gjyq nuk do të jetë si ato gjyqet e tjera të saj‘, ka shkruar Vladi./Insajderi.com