Brad Pitt është përsëri beqar pas ndarjes nga modelja Nicole Poturalski.
Page Six raporton se çifti kanë ndarë rrugët e tyre pas një romance të stuhishme tre-mujore.
Një burim tha: “Asnjëherë nuk ishte aq serioze sa ishte portretizuar në media.”
Burimi tha se romanca është “krejtësisht e përfunduar” dhe se kishte pak kohë që ata ishin ndarë.
Uebfaqja konfirmoi se dyshja po datonin që në gusht, kur 56-vjeçari Brad dhe 27-vjeçarja Nicole u panë duke u drejtuar në vilën franceze që ndan me ish-Angelina Jolie.
Në fillim të këtij muaji, Nicole ishte kundërpërgjigjur ngacmuesve në internet të cilët kritikuan romancën e saj me yllin e Hollivudit./Insajderi.com
Burimi: Mirror