Bebe Rexha po debuton në industrinë e filmit si ‘hakere kompjuterësh’

Bebe Rexha po debuton në industrinë e filmit si ‘hakere kompjuterësh’

Kantautorja Bebe Rexha do të bëjë debutimin e saj në filmin e metrazhit të gjatë në “Queenpins”, një komedi krimi me protagoniste Kristen Bell, njofton Insajderi.

Filmi, nga “STXfilms”, është frymëzuar nga një histori e vërtetë e mashtrimit më të madh në histori me falsifikim kuponash.

Përqendrohet në një amvise periferike (Bell) që i ka ardhur në maje të hundës indiferenca e burrit të saj dhe shoqërisë. Kështu që ajo përpiqet të marrë përsëri kontrollin e jetës së saj duke filluar një klub të paligjshëm kuponësh dhe përfundon duke mashtruar miliona nga kompanitë ushqimore me të tjerë që mbledhin kupona.

Rexha do të luajë një hakere kompjuterash të quajtur Tempe Tina. Në kast përfshihen gjithashtu Vince Vaughn, Paul Walter Hauser dhe Kirby Hoëell-Baptiste.

Rexha, i cili më parë zëroi një rol në filmin e animuar familjar të STX “UglyDolls”.

“Ky është një film perfekt për Bebe që do të bëjë debutimin e saj në film. Ajo është një talent i jashtëzakonshëm dhe super yll ndërkombëtar dhe ne e duam atë për këtë rol si Tempe Tina, një hakere e çuditshme që ndihmon heroinat tona me mashtrimet e tyre. Ne e dimë që ajo do të shtojë kaq shumë argëtim, talent dhe personalitet në këtë kast”, tha Adam Fogelson, kryetar i “STXfilms”.

“Queenpins” u shkrua dhe u drejtua nga Aron Gaudet dhe Gita Pullapilly. /Insajderi.com

Burimi: Variety