​Vdes kompozitori Avni Mula

​Vdes kompozitori Avni Mula

Kompozitori dhe baritoni i mirënjohur shqiptar, Avni Mula, ka ndërruar jetë sot, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vajza e të ndjerit, sopranoja e njohur, Inva Mula, e cila përmes një statusi në Facebook, ka informuar për vdekjen e të atit.

‘Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020‘, ka shkruar tutje Inva.

Mua ishte një nga figurat më të rëndësishme të historisë së teatrit operistik shqiptar. Një kontribut të veçantë ai e ka dhënë edhe në fushën e kompozicionit. Është e njohur kënga e tij “Valsi i lumturisë”.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e kompozitorit të madh shqiptar.

Rama ka reaguar me të marrë lajmin.

“Lamtumirë Avni Mula u prehsh në paqe”, ka thënë ai. /Insajderi.com