Netflix po ngritë çmimet

Netflix po ngritë çmimet

Platforma e transmetimit, Netflix të enjten ngriti çmimet e planeve të tij standarde dhe premium përkatësisht në 13.99 dollarë dhe 17.99 dollarë në muaj. Para të enjtes, ato plane ishin me çmim përkatësisht 12,99 dhe 15,99 dollarë, njofton Insajderi.

Klientët aktualë të Netflix do të shohin çmimet e azhurnuara në faturën e tyre gjatë dy muajve të ardhshëm, tha Netflix për “CNBC”. Klientët do të marrin një paralajmërim 30 ditë para ndryshimit.

Plani bazë i nivelit fillestar mbetet në 8,99 dollarë në muaj, i njëjti çmim që u prezantua vitin e kaluar. Është rritja e parë që kur Netflix rriti koston e shërbimit të saj në janar 2019. Para kësaj, planet bazë, standarde dhe ato premium ishin në dispozicion për 8 dollarë, respektivisht 11 dhe 14 dollarë.

Në thirrjen më të fundit të fitimeve të kompanisë, shefi operativ Greg Peters la të kuptohej se një rritje e çmimit mund të vinte.

Ai tha nëse Netflix vazhdon të bëjë një punë të shkëlqyeshme duke investuar në përmbajtje origjinale për të dhënë më shumë vlerë për përdoruesit, atëherë Netflix mendon sikur “ekziston ajo mundësi që herë pas here të kthehemi dhe më pas t’u kërkojmë anëtarëve, ku ne kemi dhënë atë vlerë shtesë në ato vende, ta paguajnë pak më shumë”. /Insajderi.com