Ish-banorja e “Big Brother” humb familjaren nga COVID-19

Ish-banorja e “Big Brother” humb familjaren nga COVID-19

Ish-banorja e njohur e “Big Brother Albania”, Gerta Shino, që tani po vijon karrierën e saj në Yotube, ka ndarë sot një lajm të hidhur për ndjekësit e saj në rrjete sociale, njofton Insajderi.

Me pikëllim të madh, ajo ka njoftuar se gjyshja që rriti të gjithë familjen ka ndërruar jetë.

“Sot është një ditë e trishtuar për familjen time! Gjyshja ime që na ka rritur ndërroi jetë sot. Nuk di më çfarë të them, jam pa fjalë! Pusho në paqe nëna ime”, shkruan Shino në postimin e saj të parë.

Në postimin pasues, ajo lë të kuptohet, se shkak i vdekjes ishte kontraktimi i virusit COVID-19.

Mes dhimbjes, ajo këshillon të gjithë që të kujdesen për të moshuarit e familjes së tyre, dhe ata që kanë sëmundje tjera.

“Njerëz, kujdesuni sa më shumë për veten dhe njerëzit që doni! Mbani distancë nga personat e moshuar dhe nga ata që kanë edhe sëmundje të tjera! Covid është shumë i keq nga çfarë mendojnë!”, shkruan ajo në postimin e dytë. /Insajderi.com