
Që kur debutoi në industrinë e muzikës, Adelina Ismajli ka ushqyer gjithnjë vëmendjen e publikut me paraqitjet e saj që thyen tabutë.
E tani së fundmi, në kuadër të emisionit të saj të ri, “Tete a Tete”, përveç formatit dhe të ftuarve, vëmendje të veçantë gëzon edhe paraqitja e saj televizive.
Gjithmonë një zeshkane me flokë të gjatë që valëviteshin mbi supet e saj, tani moderatorja ka bërë një ndryshim në pamje.
Duke u përshtatur me tendencat e fundit, të stilit ‘bob’ për flokët, Ismajli debutoi me flokë të shkurtër.
View this post on Instagram
Këtë të shtunë, Tête-à-tête me…?! #teteatetemeAdelinen #tvshow #kanal10
Qindra komente nën postimin e saj, po adhurojnë ndryshimin e ri të këngëtares, dhe koha e ka dëshmuar që Adelinës çdo gjë i shkon për shtati! /Insajderi.com