DJ shqiptar në garë për çmimin e parë me artistët më prominentë në botë

DJ shqiptar në garë për çmimin e parë me artistët më prominentë në botë

Artisti ferizajas, Dardan Aliu që njihet me emrin skenik  si DJ Regard, është nominuar për kategorinë “DJ më i mirë”, në eventin e madh francez të ndarjes së çmimeve, “NRJ Music Awards”.

Emri i tij renditet në mesin e DJ më të suksesshëm në botë si Calvin Harris, David Guetta, Dj Snake, Kygo dhe Robin Schulz, njofton Insajderi.

 

View this post on Instagram

 

Thanks everybody for ur support and keep voting (link in bio)❤️ @nrjhitmusiconly @leafmanagement

A post shared by Regard (@djregardofficial) on

Në po të njëjtin event, edhe Dua Lipa është nominuar në disa kategori.

Prezantuar nga Nikos Aliagas, ceremonia e “NRJ Music Awards 2020”, si çdo vit, do të shpërblejë yjet më të mëdhenj francezë dhe ndërkombëtarë. Votat vijnë ekskluzivisht nga publiku.

Të gjithë fituesit do të shpallen me 5 dhjetor, ndërkaq votimet do të mbyllen një ditë para mbajtjes së eventit. /Insajderi.com