Aktorja amerikane, Lori Loughlin të premten raportoi në një burg federal në Kaliforninë Veriore për dënimin e saj me dy muaj burg në skandalin e mashtrimit të pranimeve në kolegj, thanë autoritetet, shkruan CNBC News, transmeton Injsaderi.
Një zëdhënës i Byrosë së Burgjeve tha se aktorja tani është në paraburgim në Institucionin Korrektues Federal në Dublin.
Në fillim të këtij viti, Loughlin dhe bashkëshorti i saj Mossimo Giannulli u deklaruan fajtorë për akuzat. Prokurorët thanë se çifti pagoi 500,000 dollarë për të siguruar pranimin e vajzave të tyre në Universitetin e Kalifornisë Jugore duke i maskuar ato si rekrute të rreme atletike.
“Unë bëra një vendim të tmerrshëm. Hartova me një plan për t’u dhënë vajzave të mia një avantazh të padrejtë në procesin e pranimeve në kolegj. Duke bërë këtë, injorova intuitën time dhe lejova veten të lëkundesha nga busulla ime morale”, tha Loughlin gjatë seancës ku edhe iu dha dënimi.
Loughlin, 56 vjeçare, u urdhërua të paguante një gjobë prej 150,000 dollarësh, të shërbente 100 orë shërbim në komunitet dhe të ishte nën lirim të mbikëqyrur për dy vjet. Giannulli, 57 vjeçar, u dënua me pesë muaj burg. Ai u urdhërua gjithashtu të paguante një gjobë prej 250,000 dollarësh, të shërbente 250 orë shërbim komunitar dhe të qëndronte dy vjet në lirim të mbikëqyrur. /Insajderi.com