Madhështia e aktorit të ndjerë, Sir Sean Connery përmes fotografive

Madhështia e aktorit të ndjerë, Sir Sean Connery përmes fotografive

Sir Sean Connery ka vdekur në moshën 90 vjeçare, njofton familja e tij.

Aktori skocez ishte bërë i njohur me rolin e tij të James Bond. Ai ishte i pari që e kishte bërë global karakterin e James Bond dhe kishte luajtur shtatë filma si spiuni Bond.

Sir Sean vdiq gjatë natës në gjumë, derisa po qëndronte në Bahamas, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Karriera e tij është shtrirë nëpër dekada dhe ka fituar shumë çmime, duke përfshirë çmimet më prestigjioze në botën e filmit: një Oscar, dy Bafta dhe tre Golden Globes.

Përmes fotove, ne do të shfletosim karrierën e tij të filmit.

Sir Sean Connery ishte aktori i parë që luajti agjentin e fshehtë imagjinar në film, duke u shfaqur me Ursula Andress në filmin e parë të Bond, “Dr Jo”, në vitin 1962.

Sean Connery in Dr No with Ursula Andress

Ai u konsiderua nga shumë si James Bond-i më i mirë.

Sean Connery in Never Say Never Again

Filmi “From Russia With Love” doli në vitin 1963. Regjisori Terence Young shihet këtu duke rregulluar një skenë dashurie në një provë midis Connery dhe aktores italiane, Daniela Bianchi.

From Russia With Love rehearsal

Ai luajti në gjashtë filma zyrtarë të Bond – ose shtatë nëse përfshini “Never Say Never Again” të vitit 1983, i cili nuk u prodhua nga Eon. Honor Blackman ishte një nga vajzat Bond në Goldfinger të vitit 1964.

Sean Connery in Goldfinger with Honor Blackman

Ai vendosi modelin për agjentin Bond, si një hero i sjellshëm i cili ishte i rrethuar nga gra të bukura – të tilla si këtu në “You Only Live Twice”.

Sean Connery in You Only Live Twice

Para se të bëhej Bond, ai bëri emrin e tij si aktor në vitet 1950 dhe fillimin e viteve ’60. Rolet e tij para 007-ës përfshinin Count Vronsky në Anna Karenina në BBC në vitin 1961.

Sean Connery in Anna Karenina in 1961

Ai fitoi një Oskar për “aktorin më të mirë dytësor” për rolin e tij në filmin “The Untouchables” në 1988-ën.

Sean Connery at the 1988 Oscars

Kur ai eci në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit të Kanës në 1999 me gruan Micheline (majtas) dhe Catherine Zeta Jones për të promovuar filmin “Entrapment”, fansat treguan dashurinë e tyre duke sjellë një banderolë me shkrimin: “Sean 007 më i talentuari”.

Sean Connery, wife Micheline (left) and Catherine Zeta Jones at the Cannes Film Festival in 1999

Connery ishte marrësi i “Çmimit të arritjes jetësore” nga Instituti Amerikan i Filmit në vitin 2006 – prezantuar nga kolegu i tij në “Indiana Jones”, Harrison Ford.

Harrison Ford and Sean Connery AFI

Ylli ishte shumë krenar për rrënjët e tij Skoceze, dhe e shfaqi atë edhe me librin e tij të vitit 2008, “Të jesh skocez”. /Insajderi.com

Sean Connery with his book Being A Scot