Shengyl Ismaili dhe Vlora Dumoshi komentojnë lidhjen e re të Adriana Matoshit

Shengyl Ismaili dhe Vlora Dumoshi komentojnë lidhjen e re të Adriana Matoshit

Deklarimi i lidhjes së saj me futbollistin afrikan Keith Groeneveld, u bë shkak që aktorja Adriana Matoshi të komentohej kudo në rrjete sociale, njofton Insajderi.

Gjatë ditës së sotme, aktorja reagoi edhe me një shkrim në rrjetin social Instagram ku thotë:

“Dashnia dhe lidhja nuk m’bon as njeri ma t’mirë e as ma t’keq. Dashnia veç munet me m’bo ma t’lumtun![sic]”.

Ndër shumë njerëz që mbështesnin lidhjen e re të aktores dhe i uronin lumturi, ishte edhe mikja e saj, kolege në aktrim, Shengyl Ismaili.

Në një postim në Facebook,ajo thekson se shoqja e saj është më e lumtur, më rinore më e buzëqeshur falë gjithë dashurisë që po merr.

“Adriana Matoshi nje femer e guximshme,e forte… ska me bukur se me jap e me marre dashuri,e kjo po te ndodhe ty zemra jem. Kurre nuk ke qene ma e buzeqeshun,ma e lumtur,ma rinore,ma me plote jete… e kjo shpirti jem quhet DASHURI.  Jetoje jeten qashtu qysh ti ki qef,shijoje cdo moment te bukur  qe po ta ofron jeta… kur te shoh ty dhe Keith perball meje zemra m’bohet mal per dashurin qe keni per njeri tjetrin”, shkruan ajo.

“P.S. perqafma Keith-in edhe thuj po thot Shengyli: faleminderit që po lumturon shoqen timë!”, përfundon shkrimin ajo.

Edhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, i shprehu mbështetje aktores. Në një postim në profilin e saj në Facebook ku ka etiketuar Matoshin, ajo shkruan:

“Jeta di të sfidojë në një mijë mënyra, por çdo rënie është ngritje. Secili/secila ka të drejtë të zgjedhë si dhe me kënd do ta kalojë jetën. Kokën lart për të gjithë ata që zgjedhin lumturinë dhe e ndjekin rrugën e zemrës!” /Insajderi.com