Festa e përvitshme për Halloween, organizuar nga supermodelja, Heidi Klum, është anuluar si pasojë e pandemisë, por ajo zgjodhi një mënyrë tejet kreative të shënonte festën e frikshme edhe këtë vit, njofton Insajderi.
Klum, 47 vjeçare, luajti në një film të shkurtër horror së bashku me bashkëshortin e saj Tom Kaulitz dhe katër fëmijët.
Ajo ndau filmin 5 minutësh dhe 31 sekonda në Instagram për fansat dhe ndjekësit e saj për ta shijuar – dhe rezultati është mjaft i frikshëm.
“Halloween është ndryshe këtë vit, por kjo nuk duhet të na ndalojë kreativitetin në shtëpi”, shkroi ajo në postim.
Në film, Klum dhe burri i saj përpiqen të sigurojnë fëmijët që ata mund të argëtohen në shtëpi edhe pse Halloween është anuluar këtë vit. /Insajderi.com