Edhe Elton John e cilëson albumin e Dua Lipës si më të mirin e këtij viti

Edhe Elton John e cilëson albumin e Dua Lipës si më të mirin e këtij viti

73-vjeçari, legjendë e muzikës, Elton John, së fundmi realizoi një lidhje direkte me Dua Lipën në Instagram. Gjatë bisedës, ai pati disa fjalë për albumin e saj të ri më titull “Future Nostalgia” që u lansua në mars, njofton Insajderi.

“Meqë po më interviston… dua të të them, që ti ndoshta ke krijuar albumin më të mirë të këtij viti”, i thotë këngëtares, Lipa.

“Ajo që dallon albumin tënd është se kape në thelb atë që njerëzit donin. Donin diçka energjike, diçka argëtuese dhe cdo këngë në album është fantastike”, vazhdon John.

“Nuk mund të ndalojmë së luajturi në shtëpi. Djemve të mi u pëlqen, edhe bashkëshortit tim. Dua të të uroj, sepse ishe ti e para që bëre këtë”. /Insajderi.com