E veja e Sean Connery tregon se si aktori kishte vuajtur nga dementia

E veja e Sean Connery tregon se si aktori kishte vuajtur nga dementia

E veja e Sir Sean Connery, Micheline Roquebrune ka konfirmuar se ylli i ndjerë i James Bond ishte diagnostifikuar me dementia.

Sir Sean, i cili luajti në filma përfshirë Dr No, From Russia ëith Love dhe Goldfinger, vdiq në moshën 90 vjeç në Bahamas të Premten.

“Nuk ishte jetë për të,” tha Roquebrune për The Mail të Dielën.

“Atë e kishte përfshirë dementia dhe kishte bërë dëmin e saj. Atij iu plotësua dëshira e tij të fundit për t’u larguar pa ndonjë bujë.”

Ajo shtoi se aktori “nuk ishte në gjendje të shprehej” në periudhën para vdekjes së tij.

Roquerbrune i tha gazetës: “Të paktën ai vdiq në gjumë dhe ishte aq paqësor. Unë isha me të gjithë kohën dhe ai vetëm u largua. Ishte ajo që ai dëshironte”.

Ajo shtoi se do të ishte “shumë e vështirë pa të” dhe e përshkroi atë si një “model të një burri”./Insajderi.com

BBC News