Artisti kolumbian, J Balvin ka folur hapur për betejën e tij me ankthin dhe depresionin, njofton Insajderi.
Këngëtari 35-vjeçar, emri i të cilit është José Balvín, diskutoi mbi shëndetin e tij mendor, në një seri videosh që publikoi në llogarinë e tij në Instagram, si ‘story’.
“Si çdo njeri, kam pasur edhe disa sfida”, tha Balvin në spanjisht. “Kësaj here, është ankthi dhe depresioni”.
“Nuk më pëlqen të aktroj apo të trilloj lumturinë time, e të hiqem sikur çdo gjë po ecën vaj”, shtoi ai. “Jam si çdo njeri tjetër. Jam i ndjeshëm, jam i thyeshëm… ndoshta pak më shumë se të gjithë ju”.
Balvin publikoi këto video pas një mungese të dukshme disa javore në rrjetet e tij sociale.
“Së shpejti, stuhia do të shuhet dhe do të jem më ju duke u tallur e qeshur”, u tha i fansave të tij. “Nuk jam këtu të aktroj, por të jem vetvetja e të ndaj me ju ato që ndjej”.
Artisti edhe më parë kishte folur për shëndetin e tij mendor në po të njëjtën formë në nëntor të vitit të kaluar.
Tani së fundmi Balvin qëndroi në krye të listave botërore me këngën “Un Dia”, në bashkëpunim me Dua Lipën. /Insajderi.com
Burimi: UPI