Arrestohet një tinejxher për vrasjen e aktorit amerikan

Arrestohet një tinejxher për vrasjen e aktorit amerikan

Policia në Teksas ka arrestuar një 18-vjeçar nën dyshimin për qëllimin fatal të aktorit amerikan Eddie Hassell, shkruan BBC, transmeton Insajderi.

D’Jon Antone u arrestua të mërkurën me një akuzë për vrasje, konfirmoi Departamenti i Policisë Grand Praire.

Hassell, i njohur më shumë për rolet e tij në shfaqjen televizive “Surface” dhe filmin “The Kids Are All Right”, vdiq nga plagët e marra në spital të dielën e kaluar në moshën 30 vjeçare.

Policia ka sugjeruar që incidenti ishte një grabitje e cila shkoi keq. /Insajderi.com