Grupi i famshëm rikthehen pas një dekade e gjysmë

Grupi i famshëm rikthehen pas një dekade e gjysmë

Për të gjithë adhuruesit e muzikës rock, “System of a Down” ka lansuar muzikë të re, njofton Insajderi.

Çka e bënë të veçantë lansimin e muzikës së re, është fakti që grupi ka mbi 15 vjet që janë distancuar nga skena.

Dy këngët e reja, “Protect the Land” dhe “Genocidal Humanoidz”, debutuan të premten, dhe të ardhurat nga muzika që shkuan në “Armenia Fund”, pasi anëtarët e grupit Serj Tankian, Daron Malakian, Shavo Odadjian dhe John Dolmayan janë me prejardhje armeniane.

Grupi shkroi për kuptimin e dy këngëve në BandCamp: “Këto dy këngë, ‘Protect The Land’ dhe ‘Genocidal Humanoidz’, të dyja flasin për një luftë të rëndë dhe serioze që po bëhet në vendlindjet tona kulturore të Artsakh dhe Armeni”.

Azerbajxhani dhe Armenia më 17 tetor ranë dakord për një “armëpushim humanitar” në konfliktin mbi enklavën e diskutueshme të Karabakut, i cili nga armenët quhet Artsakh.

Mosmarrëveshja që nga kolapsi  Bashkimit Sovjetik, kur Karabag Nagar deklaroi pavarësinë nga Azerbajxhani, duke shkaktuar një konflikt të dhunshëm që përfundoi në një armëpushim të lëkundur në vitin 1994. /Insajderi.com

Burimi: CNN