Adriana Matoshi për divorcin: “Kisha vetëm dy mundësi, të shkatërrohem ose të ecë përpara”

Adriana Matoshi për divorcin: “Kisha vetëm dy mundësi, të shkatërrohem ose të ecë përpara”

Aktorja, Adriana Matoshi ishte e ftuar së fundmi në “Tete a Tete” me Adelina Ismailin, njofton Insajderi.

Si rrallëherë, në një bisedë shumë personale dhe të sinqertë, aktorja foli edhe për divorcin e saj.

Në fillimet e martesës së saj, që u bekua me katër fëmijë, aktorja thotë se ishte e lumtur, por ai momenti i thyerjes që çoi në divorc, pranon se ishte i papritur.

“Periudhën sa kam qenë e martuar, kam qenë e lumtur. Kam pasur një moment kur gjithçka u thye, shpirtërisht, emocionalisht, fizikisht. Shumë rëndë”.

“Është periudhë që ka lënë varrë në shpirtin tim, por thjesht kam pasur dy mundësi: Të shkatërroj veten ose të ecë përpara”, thotë ajo. “Unë zgjodha të ec përpara, për hir të fëmijëve të mi”.

“Normalisht që e kam vuajtur një periudhë, derisa jam koncentruar të bëj vetëm gjëra të mira. Jam shumë e lumtur që nuk ia kam lejuar vetes, që diçka shumë e madhe, të më hipë mbi krah të më shtyjë poshtë, por hipa unë dhe u ngrita më lart”.

“E kaluara mbetet e kaluar, absolutisht, për asnjë sekondë nuk e kujtoj”.

Gjatë bisedës, aktorja zbulon se ajo dhe familja ka kohë që është shpërngulur nga Gjilani për të jetuar në Prishtinë. Ajo, dy prindërit e saj dhe katër fëmijët, jetojnë në një banesë me qira në kryeqytet, dhe është ajo e vetmja që sjellë të ardhura në familje.

Më tej ajo lë të kuptohet, që shumica e shpenzimeve të fëmijëve janë barrë e saj, por nuk mohon që ish-bashkëshorti kontribuon në financa që shkojnë për katër fëmijët. Aktorja thekson se fëmijët kanë një raport të mirë me babanë e tyre, dhe se divorci ishte bërë pa shumë zhurmë dhe pa probleme ligjore.

“Sa për të përmbyllur këtë muhabet, fëmijët e mi janë shumë të lumtur, sepse e shohin babanë e tyre të lumtur, por edhe nënën e tyre, që është e lumtur”. /Insajderi.com