Labinot Tahiri bën thirrje për protestë në qytetin e Ferizajt

Labinot Tahiri bën thirrje për protestë në qytetin e Ferizajt

Me prezantimin e masa të reja që hyjnë në fuqi të premten, këngëtari ferizajas në një lidhje direkte në Facebook, ka paralajmëruar protesta që do nisin në Ferizaj, njofton Insajderi.

Labinot Tahiri i fton të gjithë pronarët e bizneseve të vogla e të mëdha, e këdo që është kundër mbylljes, të mblidhen në sheshin e Ferizajt, këtë të premte në ora 11:00.

Krahas videos live në Facebook, këngëtari ferizajas ndau edhe këtë shkrim:

70 perqind e qytarëve dhe bisneseve jane kunder mbylljes.

“MOS LEJO AS TI!

Të premten ora 11:00 para Sheshit te Ferizaj do te dalë në PROTESTË.

Ju, pronarë te bizneseve e qytetarë, mos rrini duar kryq do te falimentoni te gjithë nese lejoni mbylljen totale.

Mos keni frik, unê shkoj ne burg për ju.

Merrni maskat mbrone veten nese ka virus, dhe se cili e mbajm pergjegjesine e jo me na mbyll si miun ne kafaz e me u dok si derraaa pa krye.

Unë do te dal e sa dalin qytetarêt le ta bartin secili ndeegjegjejen e tyre se leht me u anku por me dale nuk është marre.

Nuk dal per muzik dhe Estrade ajo pune ka mbaruar, por dal se plot pronarë me shkruajne dhe jam ne mbrijtje te qytetarit”. /Insajderi.com