Pas humbjes së peshës, mediat patën në target këngëtaren nga Ferizaj, Fifin për jetën e saj personale, njofton Insajderi.
Nëpër paraqitje televizive, kryesisht në emisionin “Shiko kush Luan”, këngëtarja shpeshherë është deklaruar e dashuruar, për cka tani edhe është penduar.
Me një mori postimesh në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka reaguar duke thënë se gjithë çka ka ndarë më publikun, paska qenë një gabim.
“Shumë shpesh tregohem e papjekur, shumë keq apo jo? Ama, njeri pa gabime nuk ka. Mundohem të jem e drejtë dhe harroj që në këtë botë plot me hijena duhet të jesh edhe lojtar. Kam treguar shumë copëza nga jeta ime, që janë interpretuar sipas të gjithëve siç kanë dashur. Njësoj si çdo njeri në botë dhe unë e njerëzit që i përfshini nëpër media kemi ndjenja dhe ju prekni ndoshta aty ku s’duhet. Gabimi im që flas më shumë se ç’duhet”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj të parë.
“Gabimi im që mbase mundohem të jem me këmbë në tokë, e prekshme, sociale. Gabimi im që tregoj kur jam e lumtur dhe harroj që ka njerëz që duan të të prishin punë. Gabimi im që jap më shumë se ç’duhet mbase…”, vazhdon ajo më tej.
Duke mos dashur që jeta e saj të komentohet më shumë, me anë të një postimi të mëhershëm në llogarinë e saj në Instagram, ajo kishte thënë që kur të ketë diçka konkrete, do jetë ajo e para që do ta ndajë me publikun.
“Jo shumë kohë më parë, kam thanë me një status, që kur të kem gjëra konkrete do ju them vet personalisht… dhe e vetmja gjë konkrete është që jam e dashuruar”, shkruan ajo.
Duke shpresuar që nëpër media sociale dhe portale të shkruhet më shumë për muzikën e saj dhe jo kaq shumë për jetën personale, ajo shkruan:
“Dhe, ky është statusi i fundit që unë e shkruaj për çështje të jetës time personale… nuk do të them as edhe një fjalë më të voglën mbi këtë gjë, as status, as ne intervista, as në live, e asnjë vend…”, përfundon ajo.
Pas këtij reagimi, që nuk dihet për çfarë arsye konkretisht, artistja dha edhe një lajm të mirë për të gjithë adhuruesit e saj. Këtë javë, do të lansohet edhe kënga e saj më e re që mban titullin “Ninullë dashnie”. /Insajderi.com