Na vjen keq Tom Cruise, por Kate Winslet të theu rekordin

Tom Cruise kishte vendosur një rekord kur mbajti frymën e tij për gjashtë minuta në 'Mision Impossible: Rogue Nation', por vetëm së fundi, aktorja Kate Winslet theu këtë rekord, duke mbajtur frymën për shtatë minuta.

Na vjen keq Tom Cruise, por Kate Winslet të theu rekordin

Kate Winslet theu një rekord filmi të vendosur nga Tom Cruise pasi ajo mbajti frymën nën ujë për shtatë minuta ndërsa po filmonte një skenë për “Avatar 2”, njofton Fox Neës, transmeton Insajderi.

Aktorja e “Titanic” po ribashkohet me regjisorin James Cameron për vazhdimin e filmit të tij masivisht të suksesshëm në vitin 2009.

Winslet do të xhirojë sërish skena që do të jenë në ujë, me ç’rast ajo iu nënshtrua disa trajnimeve dhe përfundoi duke thyer rekordin e kolegut të saj, duke ia kaluar për një minutë.

“Ishte e shkëlqyer dhe isha shumë krenare për veten time dhe ndoshta nuk do të jem në gjendje ta bëj më përsëri”, i tha Winslet për rekordin e saj. “Kjo erdhi në fund të katër javëve me një trajnim mjaft intensiv dhe ishte në rezervuarin e zhytjes, ishte në tankun e trajnimit”. /Insajderi.com