Të gjithë kanë fotografi të turpshme që dëshirojnë t’i fshijnë nga ekzistenca. Sidomos ato fotografitë e fillores, kur mami zgjidhte çfarë do vishnim, dhe ato prerjet e sikletshme të flokëve.
E këtyre fotografive që na vënë në siklet sa herë i shohim, nuk u ka shpëtuar as aktori i famshëm, Leonardo DiCaprio, njofton Insajderi.
Siç rezulton, të jesh një aktor dhe producent i suksesshëm dhe fotogjenik nuk të kursen nga fotosesione të çuditshme. Në 1995, DiCaprio u shfaq në një revistë argëtuese britanike dhe ishte mjaft interesante, për të thënë të paktën.
Shkrepur nga fotografi David LaChapelle, fotografitë paraqesin DiCaprio 21 vjeçar, me një dinosaur, ndërsa një fëmijë i vogël kap këmbën e tij. Një tjetër pamje tregon aktorin të veshur me një xhaketë lëkure dhe pantallona, të shtrirë në një karrige në atë që duket të jetë një lloj ambienti zyre.
Pas një fotosesioni të tillë, edhe njeriu pas kamerës nuk mund të heshtte. Në një intervistë, LaChapelle deklaroi se mendon se “Leo DiCaprio është akoma i hidhëruar që kishte pozuar me ato banane”.
Edhe kështu, ka shumë të ngjarë që fansat të qeshin kur të shohin fotografitë e rishfaqura dhe kjo ndoshta nuk do të ndikojë as edhe pak në popullaritetin e DiCaprio! /Insajderi.com
Cheatsheet